25 luglio 2015

Komisioni per Veprimtarine prodhuese miraton pr.ligjin per turizmin



Komisioni-per-veprimtarite-prodhuese-tregtine-dhe-mjedisin-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-1-466x3501TIRANE, 24 Korrik /ATSH-E,Xhajanka/- Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit diskutoi dhe miratoi të premten, me votat e deputetëve të maxhorancës ligjin për Turizmin.
Deputeti i PD-së Genc Ruli, u shpreh se, kjo mbledhje ishte e panevojshme, “pasi ishte rënë dakord që ligji të kalonte në shtator. Në mënyrë arbitrare shumica desh e kaloi ligjin që dje. Ne nuk do ta votojmë këtë ligj”, tha ai.
Ruli tha se, vërejtjet e saj opozita do t’i bëjë të ditura në seancën e posaçme që pritet të mbahet ditën e hënë.
Ndërsa kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi u shpreh se, “Mbledhja u caktua nga Konferenca e Kryetarëve dhe nuk kemi asnjë amendament nga ndonjë deputet per kete projektligj”.
Ligji i ri për turizmin nuk arriti të shqyrtohej në seancë plenare të së enjtes, duke sjellë edhe shtyrjen me disa ditë të mbylljes së sesionit parlamentar. Konferenca e Kryetarëve vendosi të mbajë të hënën me datë 27 korrik, një seancë të posaçme për diksutimin e Ligjit të ri për turizmin, i cili parashikon ngritjen pranë prefekturave të komiteteve rajonale të zhvillimit të turizmit dhe shkrirjen e Zyrës së Shërbimit Turistik.
Sa i përket investimeve, ligji i ri parashikon kushte favorizuese dhe lehtësi fiskale. Në rastin e investimeve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, parashikohet vënia në dispozicion e pasurisë së paluajtshme për ndërtimin e strukturave akomoduese dhe strukturave të tjera turistike kundrejt tarifës 1 euro. Kohëzgjatja e vënies në dispozicion është deri në 99 vite. Ligji i ri synon të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe investimeve në këtë sektor, si dhe standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese me asistencën e një kompanie të huaj. Gjithashtu, qëllim është edhe krijimi i një kuadri ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate