DURRËS, 22 Korrik/ATSH/.- Gjatë 24 orëve të fundit në kalatat e portit të Durrësit janë ankoruar 4 anije tregtare me mallra dhe 7 jahte turistike, drejtuesit e të cilave pasi kanë marrë shërbimet përkatëse kanë vizituar edhe qytetin-port.
“Smile”, “Rawn Prawn””, “Maya”, “Carpe diem”, Dreaming Swiss”, “Shaula” dhe “Svanetiya” janë emrat kumbues të jahteve me gjatësi të ndryshme dhe me prejardhje nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë edhe në portin më të madh të vendit tonë. Ndërkohë në kalatat 1, 2, 6 dhe 10 po përpunohen katër anije tregtare me 11.100 ton grurë dhe çimento, si dhe 360 kontejnerë gjithsej.
Nga sektori i dispeçerisë mësohet se që nga fillimi i muajit korrik në kalatat e portit janë ankoruar 18 jahte turistike. Ato janë vendosur kryesisht në kalatat 1, 2, 4, apo 5 të Terminalit perëndimor, që administrohet nga APD. Sipas specialistëve portualë, kohëqëndrimi i tyre në Durrës zgjat nga 4-5 orë deri në 4-5 ditë.
Nga sektori i statistikave mësohet gjithashtu se vitin e kaluar në portin e Durrësit janë bregëzuar edhe 234 jahte turistike, dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antik dhe rrethinat e tij./k.s/
Nessun commento:
Posta un commento