04 luglio 2015

Parku Kombëtar i Qafë- Shtamës ndodhet jo larg Tiranës dhe aeroportit “Nënë Tereza”, një pike nisje e afert si destinacion për turizmin natyror kete sezon veror 2015

qaf..1TIRANË, 3 Korrik /ATSH – N.Lena/  – Kur flasim për natyrën shqiptare, të gjithë flasim me pasion, por shumë pak bëjmë për ta ruajtur e mirëmbajtur atë. Edhe shumë pranë kryeqytetit, në lindje të tij, është një masiv i tërë pyjor që pjesërisht është i dëmtuar në vite, por që kohët e fundit ka fillur të mirëmbahet. Po kështu ka ndodhur edhe në masivin e Krujës, ku shtrihet masivi pyjor ndoshta më interesanti dhe më pak i eksploruari dhe i publikuari për turizmin shqiptar.
Parku kombëtar i Qafë-Shtamës, një vend piktoresk, ku teksa ndjen erën e pishave, ahut e dëllinjave, te thuash se është një mrekulli, duket pak. Me një sipërfaqe prej 2000 hektarësh dhe vendndodhje  në verilindje të qytetit të Krujës, ai mbetet një perlë malore, kaq pranë kryeqytetit. Duke konsideruar se turizmi malor është prioritet i qeverisë dhe një burim i mire fitimi ekonomik, kjo bukuri natyrore pak shfrytezohet edhe për shkak të infrastrukturës rrugore.
Ndonëse  kanë nisur punimet në rikonstruktimin në rrugën që të con në pikën turistike të Qafë-Shtamës, ajo nuk ka përfunduar dhe mbetet problematike për turistët. Ndër vite, një zonë e harruar, tashmë banorët e saj jetojnë me shpresën e realizimit të rikonstruksionit të kësaj rruge dhe hapjes së perspektivës për t’u lidhur me pjesën qaf...2tjetër të vendit, siç është Kruja dhe Burreli. Kjo është një zonë që merret kryesisht me blegtori dhe me bujqësi, por që prodhimet e tyre mbeten pa treg per shkak se nuk kanë mundësi komunikimi me zonat e gjera të konsumit. Ky është i vetmi burim ekonomik i kësaj zone, por një tjetër burim i rëndësishëm është edhe turizmi natyror. Pyjet, ajri i paster, ushqimi i freskët dhe tradicional e mbi të gjitha, uji i pijshëm  i kësaj treve, jane te veçantë.
Parku ka filluar të ruhet e të mirëmbahet nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe nuk është prekur nga keqbërësit dhe pemët nuk janë dëmtuar. Një ndihmë të madhe mësohet se kanë dhënë edhe banorët e zonës, të cilët e ruajnë me fanatizëm parkun.
Qafa shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri. Zona kufizohet me pellgun e Bovillës nga jugu i saj dhe është ekologjikisht e lidhur ngushtë me të. Gjithë zona dallohet për vlerat natyrore dhe pyjet e virgjër. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese, ku dallohet Kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, pranë Qafë-Shtamës, rreth 1.100 metra mbi nivelin e detit, midis pyllit të pishës së Parkut Kombëtar. Emrin e ka marrë në vitet 1930-të, sepse këtu merrte ujin e pijshëm familja mbretërore, teksa një kamion bënte çdo ditë rrugën Tiranë-Qafë-Shtamë. Uji i burimeve të Qafë-Shtamës vlerësohet si i lehtë, i varfër në kripëra, por edhe i qaf..3pasur me magnez. Ndërsa Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare. Aty sot është ngritur një qendër kuruese për sëmundjet e mushkërive dhe një impiant për ambalazhimin e ujit të pijshëm. Edhe pse rruga për të shkuar është e vështirë dhe kërkon mjet të fortë, kjo zonë tërheq shumë vizitorë.
Hoteleria turistike është e tipit alpin dhe për bujtësit përdoren kryesisht bujtinat e banorëve vendas.
Parku Kombëtar i Qafë- Shtamës ndodhet jo larg Tiranës dhe aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku vizitorët e huaj që mbrrijnë në vendin tonë dhe janë kurioze të sodisin natyrën e bukur të vendit tonë, Qafë- Shtama është destinacioni më i afër, ku gjejnë të ndërthurur natyrën me historinë. /a.ke/http://www.ata.gov.al/qafe-shtamanje-destinacion-i-afert-per-turizmin-natyrore-284680.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate