29 luglio 2015

Ligji i ri- Kriteret e reja të turizmit

Ligji i ri- Kriteret e reja të turizmit

turizem7-600x357TIRANE, 29 Korrik /ATSH./- Ligji i ri për turizmin që tashmë ka marrë miratimin në Kuvend, pritet të përcaktojë zbatimin e rregullave të reja nga operatoret e këtij sektori.
Një nga detyrimet e ligjit është kategorizimi i njësive akomoduese e për këtë qëllim do të kontraktohet një kompani e huaj. Referuar ligjit, çdo sipërmarrje turistike, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, duhet të paraqesë pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me çertifikatë klasifikimi.
Çertifikata e klasifikimit është e vlefshme për një periudhë 4 vjeçare, me të drejtë rinovimi brenda 30 ditëve nga afati i mbarimit të vlefshmërisë së saj.
Ligji parashikon mundësinë e riklasifikimit të strukturës akomoduese, përpara periudhës së mbarimit të afatit të vlefshmërisë së certifikatës së klasifikimit, me qëllim ngritjen e nivelit të klasifikimit, bëhet me kërkesë të subjektit. Kostoja e procesit të klasifikimit do të mbulohet nga sipërmarrjet turistike që certifikohen dhe certifikata e klasifikimit regjistrohet automatikisht, pas përfundimit të procesit të klasifikimit në Regjistrin Qendror të Turizmit.
Ligji përcakton gjithashtu edhe mundësinë e ndërprerjes së ushtrimt të veprimtarisë së strukturës akomoduese kur kjo e fundit nuk arrin të përmbushë kriteret minimale.
Referuar nenit 51 të ligjit të ri për turizmin, e drejta e ushtrimit të veprimtarisë hiqet me vendim të komisionit të standardizimit të veprimtarive turistike në rastet kur struktura nuk plotëson kushtet dhe kriteret e nivelit më të ulët të sistemit të klasifikimit. e,xh/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/ligji-i-ri-kriteret-e-reja-te-turizmit-294509.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate