DIVJAKË, 15 Korrik / ATSH N.Lena/- Parku Kombëtar Divjakë –Karavasta, përditë e më shumë vizitohet nga turistë të huaj që tashmë janë bërë kuriozë për faunën dhe florën që rriten në këtë park.
Natyra e bukur dhe plot befasi është një intrigë më vete për vizitorin. Sapo futesh në pyllin me pisha të dendura, ndeshesh me specie të veçanta zogjësh e zvarranikësh.
Por ata që quhen edhe “Mbretërit” e lagunës së këtij parku, janë Pelikanët Kaçurrel, një specie e rrallë në Ballkan dhe në Botë. Ata kanë ishullin e tyre ku shumohen, ushqehen dhe çelin vezët, tani edhe të mbrojtur nga rojet e këtij parku. Këtu do të ndeshësh edhe Flamingot me shumicë sidomos në mëngjes herët dhe para perëndimit të diellit.
Një bukuri e veçantë është edhe natyra me pisha të buta dhe hartinjë (siç u thonë vendasit) pishave të larta të gjinisë mashkullore që shërbejnë për pjalmëzimin e atyre të butave që ldhin boçe. Godullat dhe strugat, nuk të tërheqin vetëm me peizazhin, por edhe me specie që ushqehen në ujërat e tyre, bajza, çafka, shapka, rosat e egra e plot specie të tjera.Tashmë Divjaka, në pikun e sezonit veror, është kthyer dhe po zhvillon edhe turizmin e vëzhgimit. Administrata e Zonave të Mbrojtura me qendër në Fier, po bënë një punë mjaft produktive për thithjen e turistave të huaj dhe vendas.
Ata kanë përgatitur tashmë një staf me specalistë që e njohin zonën, natyrën dhe faunën, gjë që u shërben për të udhëhequr vizitorët dhe ndihmojnë me informacione turistët e huaj. Prania e punonjësve të kësaj administrate, bëjnë që turistët jo vetëm të shohin peizazhet e bukura, por dhe të njohin e të informohen për vlerat e rralla të zonave të mbrojtura në përgjithësi dhe asaj të zonës në veçanti.
Rasti e solli që unë të jem i pranishëm në një guidë turistike në parkun e Divjakës, ku disa turistë të huaj të kombesive të ndryshme, vizituan në fundjavë këtë park. Ata kërkuan asistencë teknike në zyrat e parkut të Divjakës,për të vëzhguar nga afër pelikanët dhe specie të tjera të rralla. Jemi në kulmin e sezonit turistikë dhe Divjaka po gjallërohet përditë e më shumë, jo vetëm nga ata që kthehen në vendlindje për pushime, por dhe nga vizitorë të huaj që tashmë kanë marë informacionin e duhur për këtë park të mrekullueshëm.http://www.ata.gov.al/turiste-te-huaj-vizitojne-cdo-dite-parkun-kombetar-te-divjakes-289443.html
Nessun commento:
Posta un commento