02 luglio 2015

Rruga mban “peng” parkun e Apollonisë, problemin e rrugës nuk dihet nese turistet a do tua sugjerojnë këtë vend të njohurve të tyre

FIER - Ndonëse Parku Kombëtar i Apolonisë në Fier është një ndër destinacionet turistike më atraktive në vend, pak është menduar për rrugën që të çon në këtë destinacion, e cila prej vitesh nuk njeh asnjë investim.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A 1 Report në këtë segment rrugor nuk kanë nevojë për shumë koment, teksa japin një tablo të qartë të gjendjes së kësaj rruge. Shqetësimi ngrihet edhe nga drejtori i këtij parku, Marin Haxhimihali, i cili pohon së lidhur me këtë problem ka njoftuar instancat përkatëse dhe shpreson se ndërhyrja nuk do të vonojë.
 
Pavarësisht problemit të rrugës ky park çdo ditë është i tejmbushur nga turistë, të cilët duhet theksuar duke parë problemin e rrugës nuk dihet a do tua sugjerojnë këtë vend të njohurve të tyre.

Redaksia Online( Gre.M/Shqiptarja.com ) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/fier-rruga-mban-peng-parkun-komb-tar-t--apollonis--302235.html#sthash.CWQKRQgR.dpuf...

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate