th="600" height="350" src="https://www.youtube.com/embed/s7GU69jelXY" frameborder="0" allowfullscreen>
...
LEZHË - Plazhi i Tales në pak vite është kthyer në një ndër më të frekuentuarit në bregdetin e Shëngjinit.
Përveç bukurive që natyra ia ka dhuruar pa kursim, arsye të tjera se përse pushuesit zgjedhin këtë plazh janë pastërtia dhe siguria.
Pushuesit pohojnë se kjo vije bregdetare duhet të merret shembull në këto drejtime dhe se e ndjejnë vetëm më të qetë gjatë pushimeve të tyre.
Vendosja e konteniereve përgjatë gjithë plazhit dhe sensibilizmi i pushuesve dhe banorëve të zonës për një ambjent të pastër kanë dhe frytet e veta.
“Janë vendosur kudo koshat e plerave bëhet pastrimi çdo natë në orën 22 kur bie fluksi. Përveç kësaj dhe në mëngjes në rast se ka pas orës 10 ose jemi të disponueshëm me gjithë pronarët e lokaleve komunikojmë në telefon në rast se ka fluks sidomos të Shtunën dhe të Dielën dhe vjen makina shtesë dhe asnjëherë nuk ka probleme me plehrat. Do vazhdojë ky ritëm sepse ne duke parë fluksin shtojmë numrin e koshave numrin e punonjësve siç e kemi shtuar. Domethenë sakrifikojmë pak nga vetja që pushuesit të jenë komod”, - thotë një pushues.
Talja po merr shpejt një vemendje të madhe nga pushuesit, të cilët janë trefishuar krahasuar vetëm më një vit më parë, por numri i tyre pritet të jetë akoma më i lartë gjatë muajit gusht.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com
Nessun commento:
Posta un commento