Ekspozohen edhe veshje të përgatitura 100 vjet më parë
30 shtator 2013 13:23
Punime te pergatitura nga artizanet e Kukesit u ekspozuan per publikun e gjere verior. Pervec sixhadeve, qylymave, kostume popullore te pergatitura kohet e sotme, nuk munguan edhe veshje te punuara 100 vjet me pare.
Shkurte Dauti nuk ka harruar ta marre vekun me vete.
Gjysme shekulli duke thurur sixhade, qylyma, veshje e kostume popullore.
Trashegimia nga te paret, i dha asaj mundesi te ngreje ekonomine per familjen e saj.
Ne kete panair ne Kukes gjen punime qe datojne ne shekullin e 19 e qe jane ruajtur me fanatizem.
Edhe pse invalide Zyhra Ahmetaj ka ardhur nga Bajram Curri me nje numer te madh veshjesh e punime dore.
Ne kete panair te cilesuar si nder modelet e panaireve artizane te krahines se Lumes, Hasit dhe Malsise se Gjakoves, nuk mungoi studiuesja e trashegimnise kulturore dhe etnografike Aferdita Onuzi.
Vec pjesmarresve te shumte me punimet e tyre ishin edhe drejtues vendore,çartiste e historiane te Kukesit.
Nessun commento:
Posta un commento