Laguna e Karavastasë në sajë të punës së banorëve të kësaj zone, por edhe këmbënguljes së drejtuesve lokalë ka arritur të ruajë identitetin e saj.
Laguna, e vendosur nën mbrojtjen e Konventës Ramsar që nga viti 1995, përfaqëson një nga zonat me rëndësi të veçantë përsa i përket burimeve ujore dhe ekosistemit në vendin tonë.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit ky destinacion u vizitua nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila shoqërohej nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, deputeti i zonës, Erjon Braçe, dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
“Ruajtja dhe menaxhimi i kësaj vlere kombëtare është shembull që duhet ndjekur”, u shpreh Gjermeni gjatë fjalës së saj, ndërsa theksoi se “qeveria ka një program konkret për zhvillimin e ekoturizmit në këtë zonë”.
Ndërkohë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, vlerësoi punën e pushtetit lokal në drejtim të ruajtjes dhe kujdesit ndaj lagunës Karavastasë.
Deputeti i zonës Erjon Braçe ndërsa ftoi të huajt të bëjnë investime në këtë zonë, u ndal tek rëndësia e respektimit të natyrës, ndërsa e cilësoi Lagunën e Karavastasë si një vlerë të paçmuar.
Të pranishmit ishin pjesë e një aktiviteti të fëmijëve të shkollës së Divjakës me temë “Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i turizmit”, ndërsa vizituan edhe pyllin me pisha në Parkun e Divjakës, zonë në të cilët është ndier fare pak ndërhyrja e njeriut në dëm të tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) -
Nessun commento:
Posta un commento