21 settembre 2013

Rrezikon shembjen ura lidhëse me Parkun Natyror të Viroit

Përfaqësuesit e bashkise së Gjirokastrës kërkojnë ndihmën e qeverisë
21 shtator 2013 13:55
Themelet e kesaj ure po degradojne dhe shembja eshte pashmangeshme.
Ura lidh aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë dhe të con tek shëtitorja e Viroit.
Ndërtuar 40 vjet më pare, gërryerrja e ujërave të liqenit dhe e rrjedhës së lirshme të ujërave të bardha nga krahu lindor, ka ndikuar në dobësimin e bazës pingule të kësaj ure dhe asaj bazale që përshkohet rruga Gjirokastër-Tepelenë.
Situata paraqitet mjaft kritike pasi me ardhjen e vjeshtës dhe mbërritjen e shirave, bazeni i liqenit do të rimbushet e investimi do të jetë i pamundur e për pasojë fatkeqësitë do të ishin tërësisht të paevitueshme.
Bashkia e Gjirokastrës, ndërkohë, ka studiuar një plan konkret në terren për ndërhyrje me një fond gati 400 mijë lek.
Por që sipas nënkryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës Vangjel Muco, është jo i mjaftueshëm pasi nevojitet një investim kapital, për vetë problematikën që paraqitet.
Parku Natyror i Viroit, ndodhet 3 km në veri të qytetit të Gjirokastrës dhe ka një sipërfaqe gati 10 ha.
Statusin si park natyror, e ka fituar 20 vjet më parë, ndërsa liqeni, është ndërtuar 45 vjet më parë si iniciativë e një grupi mjeshtërish ndërtimi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate