
Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv dhe social, me fokus në dimensionin kulturoro-natyroro-ekologjik dhe si një kombinim midis turizmit familjar dhe elitar.
Hartimin dhe zbatimin e Strategjisë së Turizmit, në përputhje me strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe me Planin Kombëtar të Territorit. Realizimin në mënyrë të pandërprerë të një fushate informuese dhe promovuese për imazhin e Shqipërisë turistike. Rol të rëndësishëm do të kenë jo vetëm institucionet publike, por edhe operatorët e industrisë dhe të gjithë agjentët e zhvillimit në vend, përfshirë median, shoqërinë civile, por edhe sistemin e shërbimit diplomatik.
Do të formalizojmë dhe standardizojmë tregun e hotelerisë.
Do të krijojmë bazën e integruar të informacionit për turizmin, përfshirë operatorët, strukturat dhe sitet turistike dhe do të ndërmarrim një reformë fiskale që synon reduktimin e TVSH-së për operatorët turisitikë.
Do të krijojmë një paketë të veçantë turistike Shqipëri-Kosovë-Rajon, si bashkëpunim mes vendeve me popullsi shqiptare dhe fqinjëve në rajon, me qëllim kontributin në zhvillimin ekonomik të integruar. Në përputhje me modelin e Turizmit, do të krijojmë tre programe kyç:
Programi për Turizmin Kulturoro-Historik, që fokusohet në zonat e mbrojtura dhe monumentet e kulturës; promovon traditat shqiptare; adreson veçanërisht turizmin e bazuar në ekonomitë familjare dhe biznesin e vogël, në bashkëpunim me operatorët e turizmit elitar.
Programi për Eko-Turizëm që ndërton mbi burimet natyrore, përdorimin ekologjik të tyre dhe pajisjen me infrastruktura dhe shërbime bazike, sigurinë e lartë dhe guida të përsosura profesionalisht.
Programi për Turizmin Malor dhe Bregdetar, i cili shoqërohet me projekte madhore të investimeve kapitale për infrastrutkura dhe shërbime, veçanërisht afër qendrave të banuara dhe përmes praktikave të partneritetit-publik-privat.
Përmes planifikimit rajonal, do të realizojmë dy programe të rëndësishme:
Programin e 10 Poleve Turistike të Shqipërisë dhe Programin e fashës rajonale “Korridori i Kaltër”, nga veriu në jug. Për këto programe, në përputhje me Planin Kombëtar, do të hartohen vizione zhvillimi dhe
plane të investimeve kapitale; do të krijohen dhe rigjenerohen nyje atraktive, gjeneruese të punësimit, të clusterave të turizmit dhe të aktiviteteve të specializuara. Do të konsolidohen qendrat urbane të fashës dhe të poleve.
Nessun commento:
Posta un commento