21 settembre 2013

Mozaiku i Antigonesë drejt shkatërrimit

Mozaiku i Antigonesë drejt shkatërrimit
21 Shtator 2013 - 09:35 
Mozaiku i Antigonesë po shkon drejt shkatërrimit". Ky është teksti i letrës, që drejtori i Parkut të Antigonesë i dërgon IMK-së. Engjëll Serjani, shkruan se pas një ndërhyrjeje restauruese të bërë ndaj mozaikut me fonde të ambasadës gjermane, objekti i trashëgimisë konsiderohet tejet i rrezikuar. 

Ambasada Gjermane pati dhuruar një fond prej 28 mijë eurosh, por administratorët e këtij fondi, respektivisht Lejla Hadziç nga fondacioni suedez 'Trashëgimi pa Kufij' dhe zoti Stefan Domke, duket se nuk e kanë bërë punën si duhet. Pas ndërhyrjes, që do të duhej t'i zgjaste jetën, mozaiku antik po dëmtohet pjesëpjesë, çdo ditë e më shumë. 

Në letrën që drejtori Serjani i dërgon Baçes, shkruhet se disa punime që duhej të ishin bërë në mozaik, janë lënë në mes, e nga ana tjetër, një numër teserash (pjesët përbërëse të mozaikut) nuk janë vënë në vendin e tyre.

(e.m/f.nikolli/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate