10 settembre 2013

Gjipe 14-15 shtator, Aktivitet ne nje nga perlat e jugut shqiptare i propozuar nga Albanian Mountain Team e Climbing Albania

  • Kete fundjave me date 14 -15 shtator do organizojme aktivitetin e rradhes ne Gjipe.
    Gjipeja eshte nje nga pjeset me fantastike te bregdetit shkembor te jugut dhe vjen menjehere mbas Dhermiut. Nje det i mrekullueshem blu, shkembinj perfekt per kacavjerrje si dhe kanioni i thelle jane atraksionet kryesore te ketij udhetimi.
    Nje ide rreth aktivitetit ne linkun; https://www.facebook.com/media/set/?set=a.504513372929718.1073741830.375346289179761&type=1

    E Shtune

    - 8:00 Nisja nga Daily Bar ne Bllok, Tirane.
    - 10:00 Ndalese per nje kafe ne Fier.
    - 13:00 (13:30) Ndalesa e dyte per dreke ne Llogara ku do keni mundesi te shihni rivieren e bukur te jugut.
    - 14:00 Mberritja ne Gjipe
    Mbas ndaleses do bejme 30 minuta ecje per te zbritur deri ne plazh e me pas do ngreme kampingun dhe do akomodohemi neper cadra. Per ato qe nuk dine, kjo do jete nje mundesi e mire per te mesuar si ngrihet nje cader kampingu. Cadrat dhe dysheket e fjetjes (sleepingbag) do sigurohen nga ekipi i AMT, por nese juve i keni tuajat mund ti merrni me vete.
    - 17:00-19:00 Kacavjerrje shkembore dhe plazh buze detit
    - 20:00 Ndezja e zjarrit dhe barbekyja si dhe lojra ne grup.
    Ushqimet per barbeky duhet ti merrni me vete, pasi ky aktivitet nuk perfshin barbekyn. Ju keshillojme te merrni salcice apo mish te paketuar ne menyre qe te mos ju prishet gjate rruges.

    E Diel
    - 9:00 Zgjimi
    - 9:30 Fillon ecja pergjate kanionit te Gjipese qe do zgjat rreth 1 ore e gjysem. Hecja do shoqerohet edhe me kacavjerrja ne nje nga itineraret e kacavjerrjes brenda kanionit.
    - 12:00 Kthimi ne kamp ku dhe do ju ktheheni lojrave te plazhit si dhe kacavjerrje per ato qe jane me shume te apasionuar per kete sport.
    - 15:00 Ngritja e kampingut dhe tendave per tu pergatitur per nisje.
    - 15:40 Nisja me furgon per ne Tirane.
    - Ndalese gjate rruges per nje kafe.
    - 20:00 Mberritja ne Tirane tek Daily Bar.

    Cmimi 4,000 Leke
    Perfshihet : Guida, Instruktorin e kacavjerrjes, Pajisjet per kacavjerrje, transportin si dhe tendat per akomodim.

    P.S: Ushqimet per 2 dite duhet ti merrni me vete po ashtu edhe nje shishe 2 litershe uji. Duke qen se ne ate zone nuk ka burim uji te pijshem do ndalojme rruges dhe secili do bleje nje shishe 5 litershe uji.Merni triko me menge te gjata per ne darke se behet fres dhe elektrik dore.

    Prenotoni me sms ne faqen AMT ose telefon 0693258465-0673781819.
    https://www.facebook.com/events/440200632755294/?notif_t=plan_user_invited
    Ju mirpresim

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate