
Për të 6-in vit me radhë në Gjirokastër funksionon kampi i restauratorëve të rinj ballkanikë, pjesë e projektit të shoqatës “Trashëgimia kulturore pa kufij”. Ndërhyrja e profesionistëve këtë herë është përqendruar tek disa shtëpi karakteristike të qytetit, duke kryer në to riparime sipas standardeve bashkëkohore dhe ruajtur autenticitetin e banesave në elementet e drurit, suvasë dhe bojës. Kampi i sivjetshëm është përqendruar në banesat e Çenes dhe Ficos në lagjen Varrosh të qytetit. Ndërkohë që dy ndërhyrje të tjera do të bëhen në murin e jashtëm të shtëpisë së Babametove dhe në tavanet e shtëpisë së Kokobobos, përkatësisht në lagjet “Partizani” dhe “Palorto”. Të rinjtë pjesëmarrës në këtë kamp restaurimi përpara praktikës i nënshtrohen orëve të leksionit ku marrin njohuritë mbi natyrën e monumenteve të qytetit dhe elementet që janë përdorur për ndërtimin e tyre.http://vizionplus.al/kampi-i-restauratoreve/
Nessun commento:
Posta un commento