FIER - 28 Shtator 2013 - 03:47
Muzeu i qytetit të Fierit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në bashki, organizuan dje në kuadër të 29 shtatorit, "Dites Kombëtare të Trashgimisë Kulturore", një ekspozitë me objekte të vjetra, ku reflektoheshin vlerat e pasura etnografike të këtij rajoni.
Drejtori i muzeut, Nuri Plaka, e vlerësoi përgatitjen e kësaj ekspozite si një detyrë fisnike dhe mjetin më të mirë për promovimin e vlerave trashëgimore të popullit tonë. "Kjo kulturë që ne prezantojmë sot është pjesë integrale e ndërgjegjes dhe identiteteve tona sociale me imazhe konkrete. Nëpërmjet prezantimit të vlerave të çdo objekti, ne sensibilizojmë opinionet e ndryshme publike për ta ruajtur trashgiminë kulturore, për ta mbrojtuar atë, kudo ku shfaqet rreziku i dëmtimit dhe harresa", tha ai.
Në nje pavijon janë ekspozuar foto të mozaikëve dhe objekteve të zbuluara në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, ndërsa në dy pavionet e tjera vegla pune, enë guzhine, veshje popullore, prodhime tezgjahu, punime të mjeshtërisë sonë artizanale etj.
Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com) -
Nessun commento:
Posta un commento