28 settembre 2013

Muzika e dhomës starton në Amfiteatrin e Durrësit


28 Shtator 2013 - 04:28
Në qytetin e Durrësit, në amfiteatrin antik të qytetit ka startuar edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Serinë e koncerteve e hapi trioja “Vienna Mozart”, Irina, Daniel dhe Diethard Auner, instrumentistë në piano, violinë.Artistët interpretuan vepra të kompozitorit çek Antonin Dvorzhak të cila u përcollën mjeshtërisht për dëgjuesit e pranishëm në galerinë e amfiteatrit. Instrumentistët austriakë, që punojnë së bashku që nga viti 1991, bënë një interpretim të lirë dhe të pazakontë muzikor.

Në pjesën e dytë trios austriake iu bashkuan instrumentistët shqiptarë Arjan Paço në violë dhe Arben Basha në kontrabas. Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, që startoi në Durrës ka në programin e tij dhe të tjerë koncerte të veçantë sa i takon krijimtarisë muzikore, protagonistë të të cilit do të jenë instrumentistë shqiptarë dhe të huaj.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
 - 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate