DHERMI-19 Shtator 2013 - 20:13
Kampi i pushimit në Dhërmi ndodhet në gjendje të mjeruar. Aty ku dikur pushohej, në një nga zonat jugore më të frekuentuara të Shqipërisë, sot të zë syri godina thuajse të shkatërruara, ndotje, mbeturina, dhe ujëra të zeza.
Një lexues i “Shqiptarja.com”, ka denoncuar rastin përmes “Raportoni ju”, duke ilustruar me foto situatën e mjeruar të krijuar në këtë zonë, vetëm disa metra larg bregut të detit.

Godinat, që dikur shërbenin si kamp pushimi, tashmë janë kthyer në banjo publike dhe vendgrumbullimi për plehrat.
E pavarësisht numrit të madh të pushuesve që frekuentojnë këtë zonë edhe në ditët e sotme, askush nuk ka vënë dorë në këto godina, për t’i restauruar ato, apo për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme.

Ndërkaq, derisa dikush të veprojë për të ndërhyrë në këtë zonë, pushuesit do të duhet të vuajnë erërat e pakëndshme, dhe ndotjen e krijuar në godinat e kampit të pushimit në Dhërmi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/fotolajm-kampi-i-pushimit-n--dh-rmi-mes-ndotjes-dhe-plehrave-177819.html#sthash.DjDsKBkN.dpu
f
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/fotolajm-kampi-i-pushimit-n--dh-rmi-mes-ndotjes-dhe-plehrave-177819.html#sthash.DjDsKBkN.dpu
f
Nessun commento:
Posta un commento