Artizania 63 vjecare Gjyljana Ndoci rrugëton nga Zadrima në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të tregtuar punimet që ajo realizon me dorë.
Prej dy ditësh stacioni i rradhës është Tirana, pikërishtë pedonalja. Interesi për punimet me dorë është i madh në sezonin e verës.
Koha është flori për artizanen, që ushtron këtë punë prej 40 vitesh njëse nuk ka shitje kohën e shfrytëzuar për të punuar me shtiza.
Ndryshimi mes punimeve 100 vjecare dhe atyre që realizohen në kohë moderne sipas saj është krejt i vogël, thjesht materialet, pasi modelet, kombinimi i ngjyrave është po ai.
Ne krye te preferencave qëndrojnë shajet.
Me këtë punë ajo siguron të ardhurat për jeten, punen me dorë e ka pasion e kete e ka trashëguar edhe te vajzat dhe nusja, për të vazhduar traditen familjare.
Shqetësim kryesor për artizanët mbetet tregu.
E vetmja mënyrë shitjeje është buzë rrugëve apo në panaire artizanale që realizohen një herë në vit.
Nessun commento:
Posta un commento