28 settembre 2013

Projekti i TIKA-s modernizon muzeun etnografik

28 Shtator 2013
Vizitorët e muzeut etnografik të Krujës prej disa ditësh kanë mundësi të njihen me guidën dhe profesionet e traditës në qytet, me anë të monitorëve dhe ekranëve televizivë të instaluar në mjediset e tij. Gjithçka është realizuar falë projektit të përbashkët me Agjencinë turke TIKA, thotë drejtori i muzeve, Medi Hafizi.Sipas të njëjtit burim, në mjediset e godinës 240-vjeçare tashmë janë vendosur dy monitorë "touch screen”, që funksionojnë me prekje dhe që mundësojnë informimin e vizitorëve me një sërë elementësh historikë dhe tradicionalë të objekteve që janë ekspozuar në muze.


Gjatë vizitave, turistët vendas dhe të huaj mund të ndjekin në tetë ekrane televizive shfaqjen e fotove të hershme të punishteve dhe mjeshtrave të gdhëndjes, endjes së sixhadeve apo të zejeve të tjera të trevës së Krujës. 10 manekinë me kostume popullore, të përgatitura nga etnografja Afërdita Onuzi, janë pjesë e ndryshimeve pozitive në muze, tha  Hafizi. Projekti, realizuar nga TIKA, në vlerën e 33 mijë eurove, i ka shërbyer rritjes së interesimit të turistëve për muzeun etnografik.

Ky muze i Kulturës Popullore ndodhet në oborrin e kalasë, aty ku është ndërtuar në vitin 1981  edhe Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Muzeu etnografik ka mbi 1200 objekte origjinale, të vendosura në të dy katet e banesës qytetare të vitit 1764.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate