27 settembre 2013

Sarandë, kënga polifonike dhe vallet shqiptare tërheqin turistët e huaj kete fund shtatori 2013


SARANDE;
24 Shtator 2013 
Sarandë, kënga polifonike dhe vallet shqiptare tërheqin turistët e huaj
“Efekti i këngëve dhe valleve, të interpretuara nga artistët amatorë të grupit polifonik “Zëri i Bilbilit”, për pushuesit, veçanërisht ato të huaj, ishte mbresëlënës", pohon Sinan Ahmeti, drejtori i grupit.Koncertet e grupit “Zëri i Bilbilit” janë ndjekur këtë sezon turistik që nga muaji prill nga dhjetëra turistë në mjediset arkeologjike apo turistike, shprehet i kënaqur drejtuesit i këtij ansambli.

Behije Dida, këngëtare në grupin e këngës, tregon se të huajt janë shumë kureshtarë për teknikën e këndimit, gërshetimin e zërave dhe fabulën e tekstit. Të huajt kërkojnë të dijnë për këtë pasuri të traditës tonë, tregon ajo, duke veçuar interpretimet në Butrint, Kalanë e Lëkursit, lokale turistike, etj.
Artistët amatorë të grupit “Zëri i Bilbilit” e kanë përthithur publikun, duke i bërë shpesh pushuesit që të ngrihen dhe të ndjekin ritmet e valleve shqiptare, të pranishme në repertorë në fund të koncerteve polifonike. “Vallja e kënduar e burrave të Delvinës” i ngre pothuaj të gjithë në këmbë, e nisin mësojnë lëvizjet, shndërrohemi në një ansambël që rritet e rritet në ato minuta, tregon drejtuesi i grupit, Sinan Ahmeti.

Në këtë grup, prej vitesh interpretojnë këngëtarë nga grup-mosha të ndryshme, nga 12 deri në 60 vjeç, një pasuri e këndshme e familjeve ku polifonia merret në mjediset e jetesës dhe përcillet deri në skenë, në interpretime për publikun.
Si fillim, kujton Sinan Ahmeti, "ishte bashkëpunimi me shoqërinë turistike “Sipa tours”, një gjetje kjo interesante për të plotësuar guidën kulturore në zonën tonë, pasi pak e dijnë nga pushuesit Polifoninë si pasuri të njerëzimit, por kushdo që e dëgjon na kërkon këngët e regjistruara apo diçka më shumë për mënyrën e këndimit".

Polifonia tani është bërë një pjesë e kërkuar e guidës turistike në qytetin e Sarandës, si një pasuri e rrallë dhe pamoshë. Bashkëpunimi me agjensitë turistike shqiptare dhe të huaja ka rritur interesin e turistëve. “Këtë verë kemi kënduar për grupe të ardhur nga Polonia, Italia, Franca, Gjermania, Britania e SHBA-të dhe do të jemi pjesë e programeve për ta deri në fund të nëntorit”, vazhdon më tej Ahmeti.


(Atsh/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate