30 luglio 2013

Sensibilizim per te drejten e te pushuarit ne plazh.... ZMK & REAGO me rroba banje dhe me shezllone dhe cadra plazhi zaptojnë sheshin para Bashkise Durres meqe detin ja dhane privatit

28 luglio 2013 alle ore 17.19
ZMK dhe REAGO me plazhistë me rroba banje dhe me shezllone dhe cadra plazhi zaptojnë sheshin para Bashkise Durres meqe detin e ka zene private
                                    
Goxhaj i ZMK: “Ky është diskrimin klasor për 1 milionë të papunë”

Leonard Dedej i REAGO: “Na premtuan shëndetësinë falas por na detyrojnë të paguajmë detin që është i yni”

Shoqëria civile ka protestuar para Bashkisë së Durrësit për zënien e hapësirave publike në plazh.

Dy shoqata, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Shoqata REAGO, vendosen sot te zene sheshin para Bashkise Durres me cadra dhe shezllone meqe nuk gjeten asnje meter katror te lire ne plazhin e Durresit.
2 cadra, 3 shezllone, nje top, dhe nje shalqi ne lulishten para zyrave te Bashkise, ishin dekori i plazhistave me costume banjoje qe u vendosen në mes të qytetit të Durrësit, aty ku ndodhet sheshi qëndror.
Sepse e gjithe ranishtja eshte zaptuar nga private sipas parcelave që u ka ndarë Bashkia.

Drejtuesit e dy organizatave Altin Goxhaj dhe Leonard Dedej, përkatësisht drejtues të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe të Shoqatës REAGO janë shprehur se një situatë e tillë nuk mund të tolerohet pasi është shkelje e të drejtave të njeriut.

Bashkia e Durresit ka premtuar prej vitesh se 40 % e ranishtes ne plazh do te jete hapesire publike. Ne te vertete, privatet e kane zene te gjithe hapesiren.

Sipas Avokatit Altin Goxhaj te ZMK: “Ne erdhëm këtu pasi nuk gjetëm asnjë metër katror në plazh dhe kjo ndodh në të gjithë plazhet e Shqipërisë ku Kryebashkiakët dhe Kryekomunarët u kanë vjedhur detin qytetarëve dhe ua kanë dhënë privatëve. Ne po protestojmë këtu para Bashkisë Durrës si simbol i bashkive dhe komunave qe cdo meter katror plazh ia moren qytetareve dhe ua dhane privateve duke i hequr cdokujt te drejten te gezojne pakez pushime konform te ardhurave... se jo per gje por ne nje popull me 1 milione te papune sic kane thene vete kryetaret e bashkive dhe komunave te bregdetit u eshte hequr e drejta e plazhit... dhe ky eshte nje akt i paster diskriminimi klasor. Ne në fakt erdhëm këtu në mes të vapës me shpresë se do të përdornim shatërvanin por plazhi ynë në një farë mase dështoi edhe këtu, sepse siç e shikoni as shatërvani 20 metra përballë Bashkisë ska ujë..”

Ndërkohë edhe z. Leonard Dedej, Drejtuesi i Shoqatës REAGO tha: “Kryetari i Bashkisë Durrës dhe kryebashkiakët dhe kryekomunarët e tjerë të të gjithë bregdetit premtuan  shëndetësi falas për të gjithë por ndërkohë nuk lejojnë asnjë qytetar të tyre dhe të gjithë Shqipërisë që të shijojnë të paktën detin falas. Jo të gjithë kanë kaq shumë para sa këta kryetarë ndaj dhe qytetarëve u është hequr e drejta për pak plazh në detin që ua morën.”

Mungesën e plazheve publike e konfirmojnë edhe pushuesit e shumte në qytetin e Durrësit dhe në të gjithë Shqipërinë dhe protesta ka gjetur shumë përkrahje në rrjetet sociale ku njerëzit po shprehin solidaritetin me protestën dhe akuzojnë rëndë pushtetarët lokalë për këtë grabitje që po u bëjnë qytetarëve të tyre që u kanë dhënë votën dhe të gjithë Shqipërisë.

Prej vitesh në bregdetin shqiptar kanë lulëzuar plazhet private të cilët rrethojnë hapësirat duke pakësuar gjithmonë e më shumë  hapësirat publike në plazhe.

Ndërkohë dy organizatat po mendojnë ta shtrijnë protestën e tyre edhe në qytete të tjera duke e organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat po rezultojnë shumë efektive siç ishte edhe ky organizim.

Durrës, 28 Korrik 2013








https://www.facebook.com/notes/avokati-altin-goxhaj/zmk-reago-me-rroba-banje-dhe-me-shezllone-dhe-cadra-plazhi-zaptojn%C3%AB-sheshin-para/511631738908933

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate