07 korrik 2013 12:06
Kulla e Sahatit është monument kulture i kategorisë së parë. Shpesh ky objekt shërben si pikë referimi në Tiranë.
Arkitektura e saj është e stilit venecian.
Kjo kullë është e përfshire në guidën turistike të Tiranës dhe shënon një numër të madh vizitorësh. Dyert e kësaj kulle janë të hapura dhe hyrja është falas pa billet nga ora 8. deri në orenë 15.00
Sipas të dhënave të mbajtura, gjatë muajit qershor në Kullën e Sahatit janë ngjitur 220 vetë, nga të cilët 150 turistë te huaj. Frekuentimi shënon pikun gjatë sezonit të verës
Në fakt dikur, syri mund të rrokte cepat e Tiranës. Pamja që të ofrohet sot, nuk shkon përtej disa ndërtesave të larta e të reja.
Muret e kullës së sahatit janë ndërtuar me gurë të skalitur, që i japin kullës bukuri të veçantë.
Fillesat e ndërtimit të Kullës së Sahatit 2 shekullor janë që nga viti 1822 me iniciativën e Haxhi Et’hem Beut, i ndihmuar edhe nga qytetarë tiranas.
Si material ndërtimi i përdor, gur, si dhe druri i lisit me të cilin u ndërtuan shkallët ngjitëse të kullës, të cilat kohët e fundit u zëvendësuan nga shkallë metalike.
Lartësia e kullës ka ndryshuar, në lartësi të ndryshme është e pajisur me frëngji të vogla, me funksion mbrojtës, ajrosës dhe ndriçues.
Restaurimi i fundit i është bërë para 3 vitesh nga Ministria e Kulturës me nje fon prej 30 mije dollar. Kulla e sahatit është edhe simboli i kryeqytetit që shpesh dhurohet nga Bashkia në shënjë mirnjohje për personalitete të ndryshme.
Thuhet se kudo ku jane ndertuar kullat e sahatit kane pasur dy funksione:ate publik dhe ate fetar.

Nessun commento:
Posta un commento