07 luglio 2013

Muzgu i specieve Në Muzeun e ri të Shkencave të Natyrës

06 korrik 2013 17:40
Fillimet e jetës në tokë. Tepër të gjera për t’u treguar nën çatinë e një muzeu  shqiptar shkencash akoma duke u ngritur në këmbë në lagjen “Ali Demi”. 
Për shpendë rrëmbenjës bota shqiptare nuk duhej ankuar. Më i rrezikshmi është i një lloji që punon natën.
Pamje e shqiponjës mbretërore për nacionalistët e botës virtuale dhe ata të shesheve elektorale. Edhe për të mbështetur ironinë e vëzhguesve të huaj se në vendin e shqiponjave, shqiponja nuk fluturojnë më.
Tirana ka qenë plot me jetë të egër. Si dhe mbarë vendi. Ekzistonte shkaba dhe shqiponja e detit që me tharjen e kënetave nuk bën më fole. 
Për çdo specie, sidomos për kafshët bujtëse të rralla për brigjet e Mesdheut, mund të thurësh folklor si për kashalotin 8 metër, këlysh gjitari, i vrarë me anëtarë të tjerë të familjes në gjirin e Patokut në vitet ’70 sepse u supozua objekt armik. 
Pasojat e kushteve në godinën paraardhëse duken qartë.
Asgjë nuk e zëvendëson librin e hapur darvinian kur është fjala për të parë pas kafshës së balsamosur sjelljen e saj, shpesh pasqyrë e sjelljes së njeriut. Mbijetesa saç është muskul e sqep është edhe dinakëri. 
Ndër 360 llojet e peshqve, që do të thotë koleksion shumë i pasur, peshku mbret i blerë nga muzeu dy vitet e fundit është një thirrje për gjuetinë ilegale.
Deri në fund të shtatorit kur mendohet të hapet muzeu, historisë së faunës shqiptare dhe atyre pak koleksioneve nga fauna e botës, i shtohet në kushte të reja edhe herbari. 
Për çudi, nga kjo histori shpronësimesh muzeu nuk ka për ta përfshirë në në konceptin e pavijoneve të tij zhvillimin pararendës të jetës në tokën shqiptare. Sepse pavijoni i gjeologjisë nuk do të jetë. 
Pra, një muze pa Big Bang-un, moshën e vërtetë të universit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate