MALESI E MADHE-07 Korrik 2013 - 19:22
Një turist cek është rrëzuar në malin e Jezercës ndërsa një helikopter i Policisë dhe një i Ushtrisë të sinjalizuar për aksidentin nisen kërkimet per shpetimin e tij, por pa rezultat sepse nuk kane mundur ende ta lokalizojne ku ndodhet.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës kur turisti Cek ka qenë duke bërë alpinizëm në malin e Jezercës. Turisti ka qenë duke u ngjitur në malin e Jezercës ne Bjeshke nga ku ka rrëshqitur nga një lartësi e majes se malit.
Sipas informacioneve të marra pranë qytetit të Bajram Currit, bëhet e ditur se turisti cek ka thyer njërën prej gjymtyrëve të poshtme dhe ka më pas ka njoftuar banore te zones me celular dhe keta te fundit kane kontaktuar me policinë me telefon. Me pas banoret nuk munden te lidhen me telefon me turistin. Dyshohet se nuk kishte vale celulare ne zonen ku ndodhej turisti.
"Jemi informuar përmes telefonit se një turist çek është rrëzuar duke thyer këmbën. Për këtë kemi kërkuar ndihmën e helikopterëve të ushtrisë për evidentimin e vendit, ku është rrëzuar turisti dhe tërheqjen e tij për në drejtim të Tiranës për t’i dhënë ndihmën mjekësore", pohojnë burime zyrtare të policisë lokale.
2 helikopterët e policisë dhe ushtrisë kanë shkuar disa herë në vendin ku dyshohet të jetë turisti, por nuk kanë mundur që ta gjejnë atë pasi terreni malor është tepër i thyer dhe ulja e helikopterit është shumë e rrezikshme.
Policia e Kukësit ende nuk ka dhënë detaje të tjera të ngjarjes ndërkohë që rreth ores 19:40 minuta u nderprene dhe fluturimet me helikopterë pasi po ra errësira dhe sipas Forcave te Armatosura, pilotët rrezikojnë jetën në rast se vijojnë operacionin në atë reliev malor.
Forcat e Armatosura theksuan se kërkimet do të rinisin nesër në 05:00.
Kjo ngjarje pason atë të datës 4 Korrik ku një përkthyes shqiptar ka thyer krahun teksa shoqëronte 6 turistë kroatë.
Edhe kjo ngjarje ndodhi në malin e Jezercës, ku mësohet se përkthyesi rrëshqiti duke plagosur njërin krah, por pa rrezikuar për jetën e tij.
Misteri me 3 Cekët e zhdukur prej vitit 2001Ndërkohë në vëmendje vjen historia mister me 3 turistët cekë, të humbur në Alpet e Shqipërisë. Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova, të tre studente nga Cekia u zhduken gjate udhetimit te tyre turistik ne Alpet e Shqiperise. Itinerari i udhetimit te tyre ishte ne komunat Shale, Shosh, Pult, Shllak, Postribe dhe Temal. Nga te dhenat e banoreve, ata jane pare per here te fundit ne Theth, ne gusht te vitit 2001.
Hetimi mbi zhdukjen e tyre rezulton ende një dosje e hapur ku dyshohet se zhdukja e studenteve ceke, mund te jete pasoje e ndonje sulmi per grabitje.
(d.b/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento