DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
29 luglio 2013
bjektet e trashëgimisë kulturore në procesin e restaurimit të plotë Shtyhet ekspozimi i tyre në Pavionin e Etnografisë
Shtyhet ekspozimi i tyre në Pavionin e Etnografisë
19 korrik 2013 21:46
Edhe pse ishte lajmëruar se në gusht do të hapej Pavioni i Etnografisë kjo është e pamundur pasi shumë prej eksponentëve janë në restaurim. Restauratorët thonë se ndërhyrjet në vlerat e trashëgimisë kulturore kërkojnë edhe më shumë kohë.
Objektet muzeale kanë ciklin jetësor të tyre ndërhyrjet në këto relike janë kirurgji më vete sipas resturatorit Ferderik Stamati.
Ekipi i restauratorëve pas një mundi disa mujor për t’i rikthyer shkëlqimin objekteve muzeale 200 vjeçare tashmë janë spostuar në pavionin e etnografisë, ku edhe objekte prej druri do të strehohen.
Restauratori Ferderik Stamati na shpjegon se trapazani i familjes Kazazi të Shkodrës qëndron më së mirë në ballinë, tashmë janë duke u kryer ndërhyrjet e fundit.
Jo të gjitha objektet kanë fatin të qëndrojnë në vendin ku duhet, ky tavan 2 shekullor më i vjetri në historinë etnografike shqiptare, që i përket familjes Ruli nga Berati për shkak të amortizimit thjesht do të ekspozohet dhe jo të kryejë funksionin e tij parësor bën me dije Stamati.
Pavioni i etnografisë ishte lajmëruar nga organizatorët që në fund të verës do të jetë gati, por një gjë e tillë duket e largët. Një gjë është e sigurt se vlerat e trashëgimisë kulturore që do të ekspozohen në dy katet e këtij muzeu do të jenë unikale. Pjesa më e madhe janë resturuar, por ka ende pune për të bërë me këto objekte
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento