07 luglio 2013

Asfaltohet rruga drejt Kepit të Rodonit Beci: Hapim një perspektivë të re për turizmin

07 korrik 2013 16:44
Kjo rrugë e rikonstrukstuar sipas parametrave më bashkëkohorë do t’u japë mundësi turistëve vendas e të huaj të shijojnë bukuritë e virgjëra të bregdetit të Adriatikut. Falë një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Kepi i Rodonit, pjesa më skajore e bregdetit të Durrësit tashmë do lidhet me rrugën nacionale
Me kërkesën e komunës Ishëm, Fondi Shqiptar i Zhvillimit investoi në asfaltimin e rrugës me qëllim lehtësimin e trafikut dhe rritjen e qëndrueshmërisë së saj. Rruga Shetaj-Kisha e Shen Ndout është e gjatë 5.6 km, ka një gjerësi prej 4 metrash dhe është e pajisur me të gjitha elementët e nevojshëm të infrastrukturës. Sipas Drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit kjo rrugë do të hapë një perpsektivë të re në zhvillimin e turizmit të zonës.
Rruga e re kalon pranë kishës së vjetër të Shën Ndout, një objekt i rëndësishëm kulti që vizitohet jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga banorë të trevave të tjera. Në Kepin e Rodonit ndodhet edhe një prej kalave të Skëndërbeut, objekt i rëndësishëm i trashëgimisë historike dhe kulturore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate