07 luglio 2013

Berat, projekti "Revato" përzgjedh 6 çati banesash për restaurim

BERAT -Nga ARTAN DIKO

 Gjashtë çatitë e para në lagjet muzeale të Beratit janë përzgjedhur dhe do të financohen nga projekti "Revato" për t'u restauruar. Ky është rezultati i parë i realizuar nga projekti që synon të merret me problematikën e madhe që është grumbulluar gjatë viteve, me sfidën e madhe që përfaqëson menaxhimi i qyteteve historike të Beratit dhe Gjirokastrës duke filluar me çështjet e pronësis, çështje të restaurimit dhe financimit të tyre.

Përzgjedhja e gjashtë banesave të para në lagjet muzeale të këtij qyteti është bërë dje, me pjesëmarrjen e pronarëve të banesave dhe drejtorit të fondacionit "Revato" në vendin tonë, Sadi Petrela.

Gjashtë banesat që ndodhen në lagjet “Goricë” dhe “Mangalem” do të restaurohen në pjesët e çative, pasi disa prej tyre ishin jo vetëm problematike, por dhe për imazhin që paraqisnin.

Me një vlerë prej 60 milionë lekësh do të mundësohet restaurimi i tyre, ndërkohë që po sot nisi në këtë qytet dhe një proces tjetër po kaq i rëndësishëm, ai i rregjistrimit të banesave të zyrat e rregjistrimit të pasurive të palujtshme.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/berat-projekti-revato-perzgjedh-6-cati-banesash-per-restaurim-164987.html#sthash.Ce36I2YB.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate