07 luglio 2013

Turizmi, kalojnë planet e reja për Shkodrën dhe Gjirokastrën per 2013

Mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar të Territorit
Miratohen planet edhe për komunën e Pezës dhe Synejt
Shkodra dhe Gjirokastra kanë qenë dy qytetet për të cilat është kaluar dje plani i përgjithshëm vendor, ku fokusi kryesor ishte forcimi dhe investimi drejt potencialeve të këtyre qyteteve. Në thelb, si për Shkodrën dhe për Gjirokastrën planet vlerësojnë turizmin si pikën kyçe të drejtimit që duhet t’u jepet. Për Shkodrën propozimet për zhvillimin urban, sipas përfaqësuesve të kësaj Bashkie, kanë të bëjnë me atë që u quajt porti turistik. Kjo synon që investimet të shkojnë përgjatë lumit Buna, në rrugën përgjatë Shirokës dhe zonën industriale, ndërkohë që zona e Shirokë-Zogaj trajtohet si një mundësi e madhe për zhvillimin e turizmit. E ndërsa për Shkodrën orientimi si një qendër turistike ishte pjesor, për Gjirokastrën plani vendor e koncepton atë si të plotë. Plani vendor për këtë qytet e sheh që Gjirokastra të zhvillohet si një qytet i trashëgimisë botërore, që shërben si porta jugore e Shqipërisë. Dallueshmëria e qytetit, edhe pse tashmë është faktike për hir të shtëpive karakteristike, synohet të mbahet përmes planit vendor dhe turizmi të marrë një tjetër dinamikë. Sipas përfaqësuesve të Bashkisë Gjirokastër, pika ku është më e rëndësishme të ndalet ky plan është unifikimi i ndërtimeve, duke i vënë fre tjetërsimit që ka ndodhur pjesërisht në zona të caktuara. Plane të tjera vendore u kaluan edhe për komunat, mes të tjerave për komunën Pezë, ku vizioni është promovimi për aktivitete ekonomike, zhvillimi i saj për tregtinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Për komunën Synej, fokusi i planit vendor është ai i promovimit të zonave me funksione mikse; përmirësimin e parametrave të jetës urbane, duke përfshirë elementet e gjelbërimit publik, ambienteve rekreative, sportive dhe sociale.
http://www.panorama.com.al/2013/07/05/turizmi-kalojne-planet-e-reja-per-shkodren-dhe-gjirokastren/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate