03 korrik 2013 13:26
Muzeu arkeologjik i Tiranës është një nga më të rëndësishmit në vend në të janë të strehuar objekte të zbuluar nga nëntoka pothuajse nga e gjithe Shqipëria. Specialisti Ilir Zaloshnja thotë se interesi për të vizituar këtë muze është si nga vendasit dhe veçanërisht të huajt. Për gjatë muajit qershor është vizituar nga më shumë se 2 mijë vizitorë edhe pse ky muze është pak sa i veçuar nga qendra.
Sipas Zaloshnjës domosdoshmëri është rivitalizimi i muzeut, pasi që në fillesat e tij 1948 nuk është vënë dorë mbi të.
Në ekspoze janë të të prezantuara rreth 2 000 objekte të cilat pasqyrojnë periudhat kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit) kur lindi e u zhvillua qytetërimi ilir, periudhën e antikitetit ilir (dhe jo vetëm), dhe periudhën e antikitetit të vonë e mesjetën deri në pushtimin osman.
Specialisti veçon statujat e plota zbuluar nga gërmimet arkeologjike.
Krahas objekteve të ekspozuara ky muze mbështetet nga një fond rezervë prej 17 000 objektesh, të cilave gjithashtu i shtohen çdo vit objekte të tjera nga zbulimet sistematike arkeologjike.
http://www.abcnews.al/lajme/kulture/4/32200
Nessun commento:
Posta un commento