Guida per ne Valbone behet cdo fundjave nga Pranvera deri ne fund te Vjeshtes . Ne stinen e Dimrit ajo organizohet me rralle . Ne Guiden tone jane te perfshira duke filluar nga Transporti, Ushqimi Mengjezi – Darka, Fjetja, guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem Valbone , duke ju shoqeruar guida jone , qe njeh mire zonen dhe historine e saj . Menuja e ushqimit eshte kjo qe vijon me poshte . Nisja behet ne mengjes heret nga Tirana ora 6.00 gjate rruges do te bejme disa ndalesa ne vajtje. Qendrimi do te behet ne Bujtine ose Hanet e zones. .
Programi i Guides
Dita e pare
Nisja ne oren 6.00 te mengjesit nga Tirana .Ne drejtim te Komanit per te marre tragetin qe do te na coje ne Fierze .
Pasi udhetojme per rreth 2 ore 30 minuta me traget do te zbresim. Ndalesa e pare do te jete ne Bujan ne shtepine e Mic Sokolit hero Shqipetar Tropojan . Me pas do ti drejtohemi Qytetit te Bajram Currit ku dhe do te njihemi me nje nga qytetet me te vogla ne Shqiperi, pas nje pushimi ne Bajram Curri . Me pas do te marrim rrugen per ne Valbone, udhetimi zgjat mesatarisht 1 ore e 30 minuta . Gjate rruges kemi mundesine te shikojme bukurine e natyres qe i ka dhuruar kesaj zone. Pas mberritjes ne Han ose Bujtine ne kete rast do te akomodohemi ne dhoma ku dhe qendrimi dhe fjetja jane te per bashketa ne kolektiv, me pas do te nisemi ne nje rruge aventuriere me destinacion tek Burimi i Valbones, nga ku rrjedh dhe ky uje. Eshte nje terren alpin dhe i veshtire koha ne dispozicion 2 ore e gjysem ne kembe . Darka do te shtrohet rreth ores 20.00. Pas darke duke pasur parasysh se ndodhemi ne nje zone te izoluar, mund te bejme disa lojra popullore si domino, letra ose ide te tjera sipas deshires se grupit. Kemi mundesine gjithashtu te krijojme dhe pak atmosfere muzikore. Gjithashtu mund te ndezim dhe zjarre ne natyre dhe te bisedojme me njeri-tjetrin per tu njohur me mire .Kjo e fundit Opsionale.
Dita e dyte
Pas mengjesi te shijshem fshati dhe nen rezatimin e bukur te diellit qe shkelqen ne lartesi te malit te Hekurt do te vazhdojme guiden tone . Pas kesaj kenaqesie do te behemi gati per tu nisur, ne sezon te veres do te bejme plazh ne lumin e Valbones ndersa ne dimer do te bejme shetitje ne natyre ne bardhesine e bores dhe per amatoret e skise ski ne pista natyrore . Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 1800- 1900m. . Pas kesaj do te vazhdojme rrugen tone per tu kthyer . Marrim rrugen per ne Prizren ku do te bejme dhe nje ndalese per dreke keshtu keni mundesine te shijoni dhe gatimet tradicionale te zones pas dreke do te bejme nje guide te qytetit dhe pasdite vone do marrim rrugen per ne kthim . Kete here kthimi do te jete nga rruga e "Kombit". Mberritja ne tirane do te jete nga darka vone rreth ores 22.00.
Menuja e Ushqimit
M E N GJ E S I
Veze te skuqura ose te ziera sipas dëshires.
Djath, gjalp, recel fiku ,buke fshati te bere vete .
Çaj mali .
D A R K A
Sallatë sipas stines, , maze te zier salse kosi te zones
Trofte te lumit Valbone e shoqeruar me patate te skuqura ose furre ,
Pilaf ose Gjellet tradicionale si pas zones, si mish me patate ose me perime .
P.s: Kjo menu i perket një personi të vetem, (mund të kemi edhe ndryshime sipas dëshirës së vizitorve).Pijet alkolike dhe kafja ekspres nuk perfshihen ne kete kosto ato mund te merren me vete ose te porositen aty kundrejt nje pagese.
KESHILLA
Ju keshillojme qe per nje guid te tille duhet te merrni veshje sportive dhe atlete , kapele ne sezon vere , duke pasur parasysh qe e gjithe guida behet ne zone te veshtire malore dhe duke mos harruar dhe nje xhakete ose dicka tjeter per ne darke pasi eshte me fresk.
JU FALEMINDERIT.
KOSTO E PAGESES PER NJE PERSON 55 € ne pakete HB (mengjes
Nessun commento:
Posta un commento