Tiranë -
Starton
në Tiranë aktiviteti kulturor, "Tirana Art Days", organizuar nga
Bsahkia e kryeqytetit. Do të jenë artistë të njohur, aktorë të
Hollivudit, modelë dhe fotografë me famë botërore që për tre ditë do të
jenë protagonistë të një sërë aktivitetesh. Eliza Dushku, Blerim
Destani, Fadil Berisha, Lu Sierra, Marigona Dragusha, Anxhela Martini,
stilistët Ema Savah, Krenare Rugova, Feyize Camer do të ndajnë famën dhe
talentin e tyre me artdashësit kryeqytetas. Aktiviteti organizohet në
kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Tirana Art Days do të
zgjasë tre ditë ku do të zhvillohen 24 aktivitete të ndryshme në
fotografi, muzikë, histori, kinematografi, pikturë, skulpturë etj.Dokumentari i shumëpërfolur i aktores Eliza Dushku do të prezantohet në
Tiranë në kuadër të "Tirana Art Day's", një organizim i Bashkisë së
Kryeqytetit, në datat 4, 5 dhe 6 tetor. Organizatorët premtojnë 3 ditë
të mbushura me aktivitete kulturore dhe artistike, gjatë të cilave
priten të vijnë edhe mjaft nga personalitetet e njohura shqiptare në
botë.
Në një prej këtyre ditëve do të shfaqet edhe premiera e filmit, ku Eliza Dushku dhe Blerim Destani udhëtojnë dhe prezantojnë Shqipërinë dhe traditat tona në një rrugëtim të gjatë, që do të shfaqet në 1 orë e gjysmë dokumentar. Vetë Eliza do të vijë enkas për këtë rast në Tiranë me të dashurin e saj, ish-basketbollistin Rick Fox.

Nessun commento:
Posta un commento