21 ottobre 2012

Grabova - Elbasan,Albania vendi i banuar që në vitet 1400 ku kalonte dhe rruga Egnantia, me një qytetërim të zhvilluar rrezikon të humbasë

Elbasan - Publikuar: Tetor 21,2012 - 14:15
Grabova, vendi i banuar që në vitet 1400, me një qytetërim të zhvilluar rrezikon të humbasë. Është një ndër 7 vendbanimet vllehe në vendin tonë e dyta pas Voskopojës përsa i përket zhvillimit që ka patur në vitet 1400 ? 1700 dhe ndodhet  44 km nga qyteti i Gramshit. Mungesa e infrastrukturës ka shpopulluar totalisht fshatin. Nga 12 mijë shtëpi që ka patur më parë sot në vendbanimin me vlera të paçmuara historike kanë mbetur më pak se 500 banorë.

"Në këtë fshat nuk ka patur përkrahjen e duhur. Duhet që nga infrastruktura për të cilën fshati është në gjendje shumë të keqe", tha Gjergji Sotiri, mësues i historisë.

Banorët e zonës e njohin fare mirë vlerat e  vendit të tyre por pamundësia për të jetuar aty i ka detyruar ta braktisin fshatin, dikur me 20 lagje.

Por jo vetëm historia e Grabovës vlen të theksohet, është klima e saj, që nëse do të kishte vetëm një rrugë të shtruar do të shijohej nga pushuesit në dimër e verë.

"Nuk u ruajtën shumë gjëra me vlerë, siç ishin kalldrëmet, të cilat për 40 vjet u shkatërruan totalisht, u prishën urat e gurit në formë harku, që ato kanë qenë 12 dhe sot ekziston vetëm një. Grabova është lënë pas dore prej pushtetit vendor dhe atij qëndror, mos të themi dhe nga instituti i monumenteve të kulturës dhe e vetmja urë që është e viteve '900 është në prag të shkatërrimit", thotë Todi Buza, studiues dhe biznesmen.

Dëshmi të kohës së lavdishme të qytetarërimit të saj janë  2 kishat që kanë mundur ti rrezistojnë kohës si edhe tre ura me harqe që lidhin fshatin me pjesë të tjera të vendit , nëpërmjet të cilave ka kaluar rruga Egnatia. Mungesa e infrastrukturës po bën që fshati që bëri histori me qytetërimin e tij në vitet 1400 të përjetojë vitet e fundit të popullimit të tij duke mbetur në harresë.
Video
Besim Dybeli 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate