18 ottobre 2012

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë


albanian-climate
.

Shqipëria ka një klimë mesdhetare, ku në rajonet e ulëta pothuajse asnjëherë nuk bën ftohtë. Në mënyrë të veçantë bregdeti Jonian shquhet për klimë të butë, ku temperaturat mesatare gjatë dimrit janë në vlerat 8 – 10ºC. Në Tiranë dhe në pjesët e tjera të qyteteve fushore në disa raste temperaturat mund të zbresin nën zero, por ky fakt ndodh zakonisht gjatë orëve të natës. Është e rrallë që akulli dhe bora të zgjasin më tepër se një ditë. Gjithsesi gjatë stinës së dimrit shirat janë të zakonshëm dhe në disa raste mjaft të dendura. Në shumicën e vendit një pjesë e rreshjeve ndodh edhe gjatë vjeshtës së vonë dhe në prag të pranverës. Këto të fundit me perjashtim të maleve janë mjaft të rralla gjatë stinës së verës. Në rajonet malore dëbora mund të bjerë nga nëntori në mars dhe në disa zona dimri mund të jetë edhe më i ashpër. Qytetet malore si Kukësi, Korça dhe Peshkopia shquhen për kohë të ftohtë gjatë kësaj periudhe të vitit. 
Nga ana tjetër gjatë stinës së verës në një pjesë të mirë të qyteteve kemi të bëjmë me një verë të nxehtë. Korriku dhe gushti janë zakonisht muajt më të nxehtë të vitit. Në Tiranë, në disa raste temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë C. Natyrisht vendi më i mirë për pushime në verë mbetet bregdeti kur si pasojë e erërave bregdetare temperaturat janë më të moderuara midis 25 -30 gradë C. Vende mjaft të këndshme për të pushuar në verë janë edhe malet. Periudha më e mirë për “sightseeing” mbetet pranvera dhe vjeshta. Gjatë këtyre periudhave ngjyrat e vegjetacionit janë mjaft të bukura dhe tërheqëse. Gjatë mbrëmjeve të pranverës është mjaft këndshëm të shijosh një kafe në tarracat e hoteleve në Tiranë apo bregdet. Në bregdetin e jugut gjatë shtatorit dhe tetorit mund të ketë ngrohtësi dhe temperaturë të pështatshme për të notuar në det .

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate