22 ottobre 2012

Ekspozohen Rreth 47 ikona nga më të rrallat shqiptare në Galerinë Kombëtare të Arteve


Galeria e Arteve 
Rreth 47 ikona nga më të rrallat shqiptare janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Ikona shqiptare” është ndërtuar me një përzgjedhje të dymbëdhjetë ikonave që vijnë nga Muzeu Kombëtar “Onufri”, Berat, tetëmbëdhjetë ikona dhe një kapak ungjilli nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë, ndërsa pjesa tjetër është fond i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Ekspozita nis me ekzemplarë të rrallë të shekullit XIV, të cilat u përkasin kryesisht kishave tëMborjes dhe mbyllet me traditën e shekullit XX. Sipas drejtorit të GKA-së, Rubens Shima, njëkohësisht dhe kurator i ekspozitës, kjo është një retrospektivë e historisë së ikonografisë në vendin tonë, duke filluar nga autorë anonimë të shekullit XIV deri te një ikonë e vitit 1920, pikturuar nga Spiro Xega. Autorët në ekspozitë janë: anonimë, Onufri, Nikolla, i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Kostandi dhe Athanas Zografi, Johan Çetiri, Vangjel Zengo dhe Spiro Xega. Ikonat në një pjesë të tyre shfaqin edhe probleme të konservimit, ku më problematike duket se është gjendja e ikonave që ruhen në Berat.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate