28 ottobre 2012

Shqipëria turistike në sytë e Al Jazeera-s

 Tiranë - Publikuar: Tetor 27,2012 - 16:58
Turizmi shqiptar ka qenë në fokus të një reportazhi transmetuar në televizionin ndërkombëtar, Al Jazeera. Bukuritë shqiptare të bregdetit të jugut kanë mahnitur dhe gazetarët e këtij televizioni të cilët janë ndalur në Sarandë.
Për pjesën më të madhe të Ballkanit, Shqipëria është një vend shkëmbinjsh i stërmbushur me bunkerë. Por disa zona të këtij vendi janë plotësisht tjetër gjë.Aq ndryshe nga paragjykimet, sa kanë joshur edhe televizionin Al Jazeera e cila ka realizuar një reportazh për dy detet e kaltër dhe plazhet ranorë.
Ky reportazh nis nga Saranda, qyteti që mban emrin e kryeqendrës së turizmit shqiptar.  Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, qyteti jugor ishte destinacioni i rinisë së pasur. Ndërsa sot numri i turistëve nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, është rritur ndjeshëm.
"Struktura e turistëve që vijnë në Sarandë është e larmishme. Sivjet këtu qëndruan afro 500 mijë turistë, gati gjysma e tyre ishin të huaj, që vijnë nga shumë vende të botës. Saranda nuk është vetëm pasuri e Sarandës, apo Shqipërisë. Por është pasuri edhe e Ballkanit, Evropës e do të thosha edhe më gjerë", thotë Stefan Çipa, kryetar i bashkisë Sarandë.
Synimi kryesor i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe dalja nga radhët e ekonomive të dobëta. E kjo rrugë kalon pikërisht nëpërmjet plazheve të Adriatikut e Jonit. "Turizmi në Shqipëri, është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, i cili ngadalë po jep rezultate. Këtë vit, turizmi bën pjesë me 6.1 për qind të prodhimit brito të vendit.Ky është një hap i madh për ne", ka thënë për Al Jazeera Brikena Arapi, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Al Jazeera

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate