21 ottobre 2012

Ne konferencën "Lundrimi për Argëtim dhe turizmi Detar", projekti italian për Vlorë 2013


 Vlorë - Publikuar: Tetor 18,2012 - 14:39
Ambasada italiane në vendin tonë në bashkëpunim me Dhomat e Tregtisë të të dyja vendeve kanë prezantuar në Orikum të Vlorës nismën  për zhvillimin e turizmit dhe lundrit argëtues. Ne konferencën "Lundrimi për Argëtim dhe turizmi Detar" u trajtuan gjerësisht të gjitha aspektet e zhvillimit me theks të vecantë tek përmirësimi i kuadrit legjislativ shqiptar në këtë sektor në bazë të Normativave Europiane . Ambasadori Italian Masimo Gaiani ka vlerësuar rëndësinë që ka për vendin tonë turizmi detar.

"Zhvillimi i turizmit dhe lundrimit argëtues është shumë i rëndësishëm për një vend si Shqipëria, pasi përvec vijës bregdetare të mrekullueshme që ka, Shqipëria gjendet mes vendeve që kanë të zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer këtë lloj turizmi. Mali i Zi, Kroacia dhe Greqia i kanë zhvilluar me të gjitha kapacitetet e tyre këto lloj turizmesh dhe prej kohësh ata po marrin përfitimet prej tij. Frutet e vjela nga turizmi janë një zë i rëndësishëm në ekonomitë e tyre vendase ne synojmë që këtë ta arrijë shumë shpejt edhe Shqipëria", tha Massimo Gaiani, ambasadori italian në Tiranë.

I pranishëm në këtë takim ministri i kulturës Aldo Bumci ka folur gjerësisht mbi moratoriumin e skafeve. Sipas tij koha në të cilën u vendos ky moratorium ishte vendimtare duke dhënë dy rezultate pozitive heqjen e shqipërinë nga harta e vedeve të trafiqeve si dhe plotësimin e një prej kushteve për liberalizimin e vizave.Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zv.Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Ylli Manjani, Deputetë dhe Anëtarë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese dhe Turizmit pranë Dhomës së Deputetëve Itali.
Festim Llanaj 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate