



Suzana Turku, zv/ministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duke vlerësuar se artizanati është një art i bukur, shtoi se Gjirokastra duhet të ndjehet krenare që ky aktivitet zhvillohet për herë të katërt në qytetin e mbrojtur nga UNESCO. “Në Gjirokastër tashmë është ringjallur artizanati, si një mundësi për zhvillimin ekonomik”, theksoi ajo.

Elenita Roshi, nëndrejtore e GCDO (Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës) tregon se në këtë aktivitet marrin pjesë individë dhe subjekte biznesi që aplikojnë prej vitesh punimet e artizanatit. GCDO, si pjesë e një konsorciumi organizatash të artizanatit po bën përpjekje të suksesshme për përfshirjen e produkteve në zhvillimet kombëtare.
Roshi tha se 30 artizanë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si, Shkodra, Saranda, Fieri, Elbasani, Tirana, Korça dhe Kosova, do të prezantojnë deri në fund të javë punimet e krijuara prej tyre.
(m.a/ata/BalkanWeb)
Nessun commento:
Posta un commento