10 ottobre 2012

Debate për albanologjinë, Schmitt: Metodologji e vjetër

tirane - Tetor 09,2012 - 17:01


Shkenca e albanologjisë vuan ende mungesën e dialogut midis albanologëve shqiptar dhe atyre të huaj. Katër studiues të njohur kanë diskutuar në një auditor me studentë dhe profesorë shqiptarë gjendjen dhe prespektivën e studimeve në albanologji duke u bazuar në librin që ata kanë botuar "Historia e Shqiptarëve".

Njëri nga katër aurorët, historiani Oliver Schmitt thekson se studimet albanologjike janë ende në ndikimin e izolimit të mëparshëm dhe metodave të vjetëruara të kërkimit.

"Për fat të keq shkencat e albanologjike kanë jetuar një ndarje midis shkencatarëve shqiptarë dhe joshqiptarë. Institucionet shtetërore u krijuan pas luftës së dytë botërore dhe pas rënies së komunizmit Shqipëria jeton në një fazë shumë të vështirë. Albanologët joshqiptarë ne Evropën Qëndrore, Perëndimore dhe në SHBA janë përfaqësuesit e një disipline shumë të vogël", deklaroi historian Schmitt.

Edhe pse bashkohet me Schmitt mbi problemetikën e metodave, historiania Valentina Duka, mbron idenë se studiuesit shqiptar nuk janë më të izoluar.

"Pas 90' mendoj se situatë në histografinë shqiptare nuk është aq e zesë sa përshkruhet në libër. Histografia shqiptare vazhdon të ketë segmente ku trajtohen ngjarjet bardh e zi, vazhdon të ketë produkt me doza folklorike, vazhdon të ketë produkt të politizuar. Jo se politika na ndërhyn ne por sepse ne duam ta shkruajmë ashtu. Sigurisht që janë hedhur hapa shumë të mëdha pas 90'. Debatet që ata i ngrejnë sot, ne i kemi të përditshme në auditorin tonë", deklaroi historiania, Valentina Duka.

Libri "Historia e Shqiptarëve? me autor temash Nathalie Clayer, Stephanie Sievers, Oliver Schmitt dhe Joachim Matzinger prek fusha të ndryshme studimi si prejardhja e shqipes apo karakteristikat fetare. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate