21 ottobre 2012

Maratona e pare shqiptare, e titulluar 'Tirana vrapon' ku moren pjese maratonistë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia dhe SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polonia, Turqia, Suedia, Rusia, Kenia dhe Serbia


Diten e diel, mbi 50 rrugë të kryeqytetit do të bllokohen nga ora 8.30 deri në orën 14.30. Bashkia e Tiranes organizon per here te pare Maratonen Nderkombetare te Tiranes, e cila eshte titulluar 'Tirana vrapon'.

Qytetare, perfaqësuses te institucioneve publike, te organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikes dhe Shoqata Maratonë - Tirana, do te jene pjese e ketij aktiviteti.

"Ne e kemi quajtur këtë aktivitet 'Tirana vrapon', me qëllimin që të gjithë qytetarët e Tiranës të dalin dhe të vrapojnë. Ne shpresojmë që edhe Tirana të futet në hartën globale të maratonave Ndërkombëtare", thanë përfaqësuesit e Bashkisë.

Zhvillimi i ketij aktiviteti do te kerkoje bllokimin e shume rrugeve, per kete arsye Bashkia kerkon qe nje pjese e madhe e qytetareve te levizin ne kembe, ne te kundert do ta kene te pamundur per te levizur me automjete. Bashkia e Tiranes ka njoftuar me pare se do te kete bllokime te rrugeve:

Sheshi “Skënderbej” Starti ora 09.20
Kryqëzimi i “21 Dhjetorit”
Kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me “4 Dëshmorët”
Kryqëzimi i rrugës së “Kavajës” me ish “Uzina Enver”
Rrethrrotullimi i Doganës
Kopshti Botanik
Hyrja e Gardës
Kryqëzimi tek Blloku i Librit Universitar
Kryqëzimi i Sheshit Willson
Kryqëzimi Stadiumit Dinamo
Kryqëzimi i Komunës së Parisit
Kryqëzimi i “21 Dhjetorit”
Rrethrrotullimi i i Zogut të Zi

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate