17 ottobre 2012

Ekspozita e hartave shqiptare hapet në Durrës


Një muaj pas ekspozimit ne ambientet e Parlamentit Europian ne Bruksel, ekspozita "Euro-Albanian Contacts" e kuratoreve Artan Lame dhe Artan Shkreli eshte çelur ne Galerine e Arteve “Nikolet Vasia” te Durresit.

50 harta te trojeve shqiptare qe shtrihen ne harkun kohor te 17 shekujve jane ekspozuar ne kete galeri per shikuesit e shumte durrsake, ndersa ne ceremonine e çeljes ka marre pjese dhe lideri i opozites Edi Rama.

Ekspozita eshte e para ne llojin e saj dhe vjen ne kuader te 100-vjetorit te pavarësisë së Shqipërisë per te deshmuar se hartat qe deshmojne shtrirjen gjeografike te vendit tone, hapesirat arberore dhe komunikimin me pjesen tjeter te kontinentit. Ekspozita hartografike do te qendroje disa dite e hapur per publikun durrsak dhe vizitoret e shumte te qytetit.

Ne muajin shtator, përreth katër ditë në ambientet e Parlamentit Europian në Bruksel u ekspozuan 50 harta dhe 50 librat mbi Shqipërinë. Me rastin e 100-vjetorit, ekspozita “Kontakte euro-shqiptare” synoi ndërgjegjësimin në zemër të Europës, jo vetëm për vendndodhjen, por edhe për lashtësinë e vendit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate