Moskë - Tetor 05,2012 - 10:45
Ditët e kulturës shqiptare në Rusi që zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë kanë marr një rëndësi të veçantë dhe në median ruse. Për rreth dy muaj e gjysëm në Moskë dhe Petërburg do të zhvillohen koncerte, ekspozita, shfaqje filmash etj. Ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Sokol Gjoka shprehet se një interes të veçantë për shtetasit rus do të ketë edhe ekspozita e ikonografisë shqiptare e shek. XII- XIV, kohë kur Shqipëria ishte e ndikuar nga kultura bizantine.
Ria Novosti, agjencia e lajmeve ruseshkruan se rreth 10 mijë rusë vizituan Shqipërinë pas heqjes sezonale të vizave në vitin 2011. Grupet turistike thotë agjencia tashmë mund të marrin viza për 24 orë për të vizituar Shqipërinë. Ceremonia e hapjes së aktiviteteve u mbajt në Shtëpinë Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë. "Përgjatë dy muajve banorët e Moskës, Shën Petërsburgut dhe Nizhnij Novgorod do të njihen me artin e këtij vendi misterioz", shkruan Zëri i Rusisë. |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
06 ottobre 2012
100-vjetori, çelen Ditët e kulturës shqiptare në Rusi
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento