Durrës- Vlorë -Tetor 06,2012 - 08:40
Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, turistët e huaj vijojnë të vizitojnë bukuritë e Shqipërisë. Vetëm në dy ditët e fundit në Durrës kanë mbërritur dy mijë turistë të cilët kanë vizituar qendrat historike dhe muzeale të vendit tonë. Në Durrës mbërriti kroçera "Kristina Katerina" me 320 turistë finlandezë që shijuan bukuritë e qytetit bregdetar. Ndërsa në Vlorë një tjetër kroçerë me 800 turistë gjermanë. Për herë të parë në portin e Vlorës ka mbërritur një kroçerë e përmasave të tilla, 175 metra të gjatë.
Nessun commento:
Posta un commento