31 ottobre 2012

Thirrje per familjet gjirokastrite e beratase, Nje projekt i ri i Fondacionit Gjirokastra, financuar nga Komisioni Europian mundeson disa procese ne te mire te banesave tuaja.


Fondacioni Gjirokastra
Financuar nga Komisioni Europian
Thirrje per familjet gjirokastrite e beratase
Qytetareve te Gjirokastres dhe te Beratit qe jetojne ne keto qytete apo kudo gjetke ne Shqiperi dhe jashte saj, familje qe zoteroni apo keni zoteruar banesa tradicionale (monumente kulture ose jo), te braktisura apo banesa te banuara, Fondacioni Gjirokastra ju informon se ka nje mundesi per te pershpejtuar regjistrimin, vleresimin dhe rijetezimin e banesave tuaja.

Nje projekt i ri i Fondacionit Gjirokastra, financuar nga Komisioni Europian mundeson disa procese ne te mire te banesave tuaja.
1- Krijon nje baze te dhenash ku ju mund te kontrolloni te dhenat per banesen tuaj.
2- Ndihmon ne regjistrimin pronesor te banesave tuaja.
3- Ben nje vleresim si pasuri te patundshme te baneses suaj.
4- Nder banesat me çati te rrenuara (ose te demtuara) ne Gjirokaster e Berat, perzgjedh 10 prej tyre ne menyre demokratike dhe mundeson restaurimin e tyre. Shenim: ne qytetin e Beratit ky proces ka filluar. 
5- Ndermjeteson per çeshtjet qe kane pronaret e banesave monument kulture.
Fondacioni Gjirokastra ju jep mundesine te beheni anetare te Shoqates per Mbrojtjen e Monumenteve te Kultures, e cila eshte themeluar posaçerisht per pronaret e banesave monument kulture. Duke marre pjese ne shoqate ju mund te perfitoni te gjitha.


Tel: 084267077, nga e hena ne te premte, ora 10:00-13:00 ; Cel: 069 36 55 915

www.revato.info;

 info@gjirokastra.org
Projekti financohet nga Komisioni Evropian.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate