28 maggio 2017

Miss Globe 2017 sfilate në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ne nder te Pelikanit Kaçurrel


TIRANË, 27 Maj / ATSH.N.Lena / – Parkun Kombëtar të Divjakës e kanë vizituar vajzat konkurente për Miss Globe 2017,  duke tërhequr edhe mjaft kurioze e vizitore të këtij parku.
Parku Kombëtar i Divjakës ka një statistike të pasur vizitorësh për vitin 2016.
Janë më shumë se 15 mije turistë që kanë hyrë në këtë park për vitin e shkuar dhe  sipas drejtuesve të këtij parku, pritet që viti në vazhdim të ketë më shumë vizitore.
Vizita e vajzave të Mis Globe në Parkun e Divjakës përkoi edhe me shpalljen e Ditës së Pelikanit Kaçurrel, që do të jetë 10 maji.
Në urdhërin e ministrit te Mjedisit, Koka, theksohet se në kuadër të kësaj dite, e cila përputhet me Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Migratorë, duhet të organizohen aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, edukuese dhe promovuese të vlerave natyrore dhe ekoturistike të këtij lloji në zonën eParkut Kombëtar Divjakë- Karavasta si dhe në zona të tjera ligatinore të Shqipërisë, në bashkëpunim me organizatat mjedisore, njësitë e qeverisjes vendore, strukturat arsimore etj. Bashkë me shpalljen e kësaj dite mjedisore, ministri Koka ka miratuar edhe Planin Kombëtar të Veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel, një specie e rrezikuar, në nivel global dhe kombëtar si dhe një lloj simbol i shpendëve në Shqipëri dhe më gjerë.
Objektivat kryesore të Planit Kombëtar të Veprimit për ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Shqipëri konsistojnë në rritjen e popullatës folenizuese të Pelikanit Kaçurrel, mbrojtjen dhe ruajtjen e habitateve kritike të tij në vendin tonë si dhe sigurimin e një shtese të vendeve të folenizimit aty ku kjo është e mundur.
Ndërsa veprimet konservuese të parashikuara në plan janë: përmirësimi i politikave dhe të legjislacionit, menaxhimi i llojit dhe ruajtjen ehabitateve, monitorimi i efektivave të Pelikanit Kaçurrel, nxitja e edukimit dhe trajnimit për ruajtjen e mëtejshme të Pelikanit Kaçurrel, nxitja e aktiviteteve ndihmuese e të qëndrueshme etj.
Me këtë ditë të re mjedisore shënohet suksesi i arritur në 3 vite në kujdesin ndaj faunës në përgjithësi dhe në veçanti ndaj shpendëve migratore të ujit, sukses që është diktuar tërësisht nga vendosja e dy moratoriumeve të gjuetisë.
Pelikani Kaçurrel ka pasur një shpërndarje të reduktuar ndër vite deri në minimum, si pasojë e humbjes së habitateve jetike. Por, politika e ndjekur vitet e fundit nga ministria e Mjedisit ka sjellë qetësinë në laguna dhe rezultate të dukshme pranisë së Pelikanit Kaçurrel.
Prani e vërtetuar edhe nga rezultatet pozitive të Censusit të dytë Kombëtar për Pelikanin Kaçurrel që u mbajt në kuadër të Censusit Rajonal të Europës Juglindore në Shqipëri, Mali i Zi, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi dhe Ukrainë në datën 6 maj 2017. /a.ke/
https://www.ata.gov.al/miss-globe-2017-sfilate-ne-parkun-kombetar-divjake-karavasta/?doing_wp_cron=1495966246.4481289386749267578125

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate