08 maggio 2017

Ministria e Kulturës publikon oraret e vizitave në monumentet e kulturës për turistët

apoloo - Copy (2)TIRANE,8 Maj /ATSH/ – Në kuadër të sezonit turistik, Ministria e Kulturës ka publikuar në faqen e saj oraret për vizita në institucionet e artit.
Kjo bën të mundur që dhe turistët që duan të vizitojnë vendin tonë përgjatë sezonit veror të mos vizitojnë bregdetin por dhe bukuritë e vlerat e monumentet  kulturore që kemi si vend.
Ministrja e EKonomisë, Milva Ekonomi në facebook shprehet se:” Një turist nuk ka nevojë vetëm për detin dhe plazhin por për shumë variacione dhe animime që të zgjasë qëndrimin e tij në Shqipëri. Vizitat në muzeume, kështjella, parqe arkeologjike dhe monumente të tjera të artit dhe të kulturës janë shumë të rëndësishme për ta bërë udhëtimin e tyre të paharrueshëm në Shqipëri”.
Ministria e Kulturës ka publikuar tashmë oraret e vizitave në institucionet e artit dhe trashëgimisë kulturore të vizitueshme për sezonin turistik veror 2017.
Klikoni linkun e mëposhtëm për tu njohur me oraret e vizitave në monumentet e kulturës: http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/oraret-e-vizitave-gjate-sezonit-turistik-veror-2017&page=1
/a.a/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/ministria-e-kultures-publikon-oraret-e-vizitave-ne-monumentet-e-kultures-per-turistet/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate