
Janë të shumtë turistët vendas e të huaj që vizitojnë Permetin sidomos në stinën e verës. Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë për mikpritjen dhe gatimet e shkëlqyera.
Veç natyrës së bukur, kanioneve të Vjosës dhe banjave të Bënjësnë Përmet gjenden dhe shumë monumente të kultit dhe historike si kasha e Shën Mërisë e shekullit Xll në Kosinë dhe atë të shekullit XVIII të Leusës. Përmeti ka 15 kisha të tjera dhe 4 xhami.

Përndryshe kultura e qytetit dallohet me një traditë të gjatë letrare dhe muzikore. Përpos, Naimit vargjet e të cilit edhe në ditë tona janë të kërkuara nga Përmeti vijnë edhe shkrimtaret e njohur,muzikantë të nivelit si Mentor Xhemali,Laver Bariu që janë përkujdesur për muzikën oërmetare.
Përmeti është vendlindja e tre vëllezërve Frashëri dhe disa personaliteteve të njohura të kulturës mbarë shqiptare si skulptori Odhise Paskali,Nonda Bulka etj. Janë të shumtë edhe monumentet e naturës dhe të kulturës në zonën e Përmetit. Turistët preferojnë ta vizitojnë këtë qytet dhe krejt zonën ku shtrihet rrethi i Përmetit.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/turiste-nga-norvegjia-vizitojne-permetin/
Nessun commento:
Posta un commento