
Vlora sivjet meriton dhe duhet të përjetojë bumin e saj turistik.
Me shëtitoren që ka marrë formë dhe me unazën krah saj që do të lehtësojë trafikun, turizmi do shijohet më shumë.
Brigjet e mrekullueshme të saj nuk duhet të jenë më një mision i pamundur por një destinacion i
dëshiruar. Vlora është mbretëresha e turizmit shqiptar.

E nëse Karaburuni i gjatë mund të konsiderohet si një zbulim i kohëve të fundit, Sazani është kurora e këtij zbulimi.
Ky thesar i paçmuar ashtu siç është sot, duhet ruajtur, vlerësuar e shfrytëzuar siç duhet, që t`i japë Vlorës dhe turizmit Shqiptar, vizitorët që meritojnë. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/turistet-e-pare-zbresin-ne-ishullin-e-sazanit/
Nessun commento:
Posta un commento