VLORË, 27 Prill/ATSH/.- Eksplorimi turistik i ishullit të Sazanit në Vlorë, tashmë do të ofrohet edhe me guida të certifikuara për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e një turi njëditor.
Me rastin e hapjes së ishullit të Sazanit, nga muaji maj, ju mund të bëheni pjesë e një udhëtimi që deri tani ka qenë një “enigmë e pazbuluar”.
Udhëtimi organizohet me anije turistike që ofrojnë lundrimin në ishull si dhe udhërrëfyes lokal të çertifikuar, për të njohur në detaje ishullin e Sazanit.
Nisja bëhet nga Porti i Vlorës dhe programi turistik parashikon vizitën në ishullin e Sazanit (ish godinat e vjetra të bazës ushtarake) dhe Gjirin e Shën Kollit./m.m/
https://www.ata.gov.al/ishulli-i-sazanit-destinacion-per-tu-zbuluar-ne-vlore/
Nessun commento:
Posta un commento