
Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.
Krijimi i modelit të turizmit bregdetar dhe i zonave rurale që gjenden mbi vijën bregdetare, vlerësohet si turizmi i së ardhmes ku përfitimet janë gjithëpërfshirëse ku më tepër stimulohen zonat e thella malore të bregdetit.

Këto dy modele janë përzgjedhur nga universiteti i njohur britanik për të qenë pjesë e një serie leksionesh mbi modelet më të mira botërore të turizmit të qëndrueshëm që do të jenë pjesë e programit mësimor vitin e ardhshëm.
Në këtë mënyrë, krijimi i modelit të Butrintit si motor ekonomik dhe zona e Kurveleshit si model i turizmit rural, do të jenë pjesë e leksioneve për studentët që mësojnë në këtë universitet prestigjioz europian.
Zona e Kurveleshit, falë punës dhe prezantimit të Tares, ka nisur të zgjojë interes turistik për shkak të veçorive natyrore e aspekteve të tjera tërheqëse.
Nivica, qendra e zonës së Kurveleshit është kthyer në një zonë ku punohet dhe investohet për turizmin rural të krahinës. /n.l/ /a.g/
https://www.ata.gov.al/auron-tare-ngjit-lektoret-e-universitetit-te-bristolit-ne-kurvelesh/
Nessun commento:
Posta un commento