
Ky markim u realizua vitin e kaluar me projektin “Parku Kombëtar i Dajtit një destinacion turistik i arritshëm dhe tërheqës”, me bashkëpunim tripalësh midis Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë,
Dajti, tani më i aksesueshëm, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja për të promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe infrastrukturën që tashmë iu mundëson eksplorim të sigurtë dhe me aplikacionin, So Tours.
Shoqata Dajti Alpino Turistik me kreun e ADA-s (Agjencia Austriake per Zhvillim), Z.Heinz Habertheuer dhe partnerë të REC Shqipëri, shoqëruan në Park, dy gazetarë nga të përditshmet austriake Salzburger Nachrichten dhe Kleine Zeitung, të interesuar për të promovuar Parkun Kombëtar të Dajtit në mediat e tyre.
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri e zbatoi këtë projekt në bashkëpunim të ngushtë me Agjencitë përgjegjëse për Zonat e Mbrojtura dhe Parqet.
/f.n/
https://www.ata.gov.al/salzburger-nachrichten-dhe-kleine-zeitung-gazetare-ne-parkun-e-dajtit/
Nessun commento:
Posta un commento